Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Jordania se shpejti do ta njohe Kosoven
Albeu.com
Në ditën e tretë të takimeve me përfaqësues të përhershëm të akredituar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ministri Hyseni ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të Jordanit në OKB, Ambasadorin Mohammed F. Al-Allaf.Ministri Hyseni ka falënderuar Ambasadorin jordanez për votën në mbështetje të rezolutës së Organizatës së Konferencës Islamike për Kosovën. Ministri Hyseni, ndërsa po ashtu ka ripërsëritur thirrjen për njohje nga Mbretëria e Jordanit.

Ambasadori Al-Allaf, nga ana e tij, është shprehur se çështja e njohjes është çështje kohe, dhe e ka siguruar Ministrin Hyseni se, pavarësia e Kosovës “është duke u shqyrtuar seriozisht nga Qeveria e Jordanit”.
Shtuar më 29/05/2009, ora 16:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori