E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Jonida Maliqi vlerësohet pasi "dogji" skenën e Eurovisionit
Jonida">Jonida">Jonida">Jonida Maliqi këndoi e dyta në radhë në natën finale të Festivalit Evropian të Këngës në Tel Aviv të Izraelit.

Me këngën “Ktheju Tokës” të kënduar në shqip këngëtarja i vuri edhe një herë “flakën” skenës me interpretimin e saj.

Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Facebook publikoi disa sekuenca të interpretimit.

"Jonida">Jonida">Jonida">Jonida Maliqi na ofroi të gjithë ndjeshmërinë e saj.”, thuhej në videon në Facebook.

Gjithsesi, sipas BBC, asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të “Eurovision”-it nuk ia ka dalë mbanë të fitojë kompeticionin.

"Ky është një lajm i keq për Jonida">Jonida">Jonida">Jonida Maliqin e Shqipërisë, kënga vajtuese e së cilës, vështirë se do të trondisë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme. Jonida">Jonida">Jonida">Jonida i dha asaj fuqi dhe shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur, por kjo nuk duket të jetë kënga që do t’i japë fund shterpësisë 15-vjeçare të Shqipërisë”., u shpreh Neil Smith, reporterit i BBC nga Tel Avivi.
Shtuar më 18/05/2019, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori