Jonida Maliqi: Unë nuk e kam vjehrrë mamin e Romeos, nuk kam unazë në gisht!
Këngëtarja Jonida Maliqi është shpesh kryefjalë e mediave rozë, për romancën me Romeo Veshaj.

Lidhja e tyre është bërë më e konsoliduar, e ndrësa kjo demostrohet qartë edhe nga fotot që ata shpërndajnë në rrjetet sociale.

E ftuar në “Ora e Tiranës”, Jonida ka treguar se kanë një raport shumë solid dhe me vjehrrën ruan një raport shumë të mirë.

“Me të ëmën e Romeos e kam marrëdhënien shumë të mirë, por nuk quhet vjehrrë. Unë s’kam unazë në gisht. Romeo është shoku im, ajo është mami i Romeos.

Kemi një marrëdhënie solide, shumë të mirë. Romeo ka dy prindër të mrekullueshëm, kam një kimi shumë të mirë me ta, i respektoj dhe më respektojnë në një marrëdhënie shumë solide”.
Shtuar më 27/07/2020, ora 18:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori