Jonida Maliqi fiton trofeun e arte te “Kenga Magjike"
Pëlqej
Albeu.com
Jonida Maliqi ka fitur trofeun e festivalit “Kënga Magjike”. Në garën e zhvilluar të shtunën në Pallatin e Kongreseve, ylli i skenës shqiptare arriti të sfidojë emra të njohur të muzikës.
Ka qenë kënga “Njëri nga ata” me tekst të Aida Barakut, muzikë të Kaliopit dhe orkestrim të Darko Dimitrov, që ka marrë votat dhe duartrokitjet e publikut. Menjëherë pas fitores, Jonida ka falënderuar këngëtarët pjesëmarrës dhe publikun për mbështetjen që i dhanë asaj.
Këngëtarja Jonida Maliqi rrëmbeu dje në mbrëmje, Kupën e Artë të Festivalit “Kënga Magjike 2008”, një garë kjo mes këngëtarëve finalistë, që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Spektakli u realizua përmes performancave artistike të sjella nga vetë konkurrentët, ndërsa juria ka qënë e përbërë nga artistë, me kryetar Aleksandër Frangaj.

Në këtë natë të madhe çmimesh, janë nderuar me trofe edhe këngëtarët Rosela Gjylbegu me Çmimin “Çesk Zadeja”, Çmimin 10 vjet Histori e mori , Jonida Maliqi, Çiljeta Xhilaga mori Çmimin Paraqitja Skenike, trofenë për Këngën Hit e mori Pirro Cako, Çmimin Kënga Stil e mori Kastro Ziso, Çmimin e Internetit e mori Soni Malaj,Çmimin Diskografik e mori këngëtari Aleksandër Gjoka, etj.

Çmimi i madh, fituesi i Edicionit të dhjetë të “Kënga Magjike 2008”, u zgjodh nga votat e fshehta të këngëtarëve, që garuan në këtë edicion nën drejtimin e Ardit Gjebresë. (start)
Shtuar më 24/11/2008, ora 16:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori