Jones: Sovraniteti dhe pavaresia e Kosoves - te pakthyeshme
Albeu.com
Në një konferencë mbi Ballkanin dhe sfidat e tij në rrugën e integrimit evropian të zhvilluar në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, pjesëmarrësit theksuan përparimin e bërë deri tani nga ...... vendet e rajonit, por vunë në pah gjithashtu edhe sfidat me të cilat përballen ato, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova. Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Stuart Jones, duke folur për Kosovën dhe sfidat e saj, tha se ato janë të dëmshme për integrimin evropian të vendit. Jones tha se çështja e zgjerimit të njohjeve, mund të gjejë zgjidhje pas vendimit këshillimor nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Megjithatë, ai tha se për Shtetet e Bashkuara kjo çështje është e qartë. "Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, çështja e statusit të Kosovës është zgjidhur. Sovraniteti dhe pavarësia e saj janë të pakthyeshme dhe këtë mendim e kanë edhe 22 vende partnere tona evropiane".
Shtuar më 12/05/2010, ora 10:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori