Joleza Koka sulmon Elisa Spiropalin: Edhe zyrën e kishte boshatisur
Joleza Koka, e cila drejtoi për disa vite forumin rinor të Partisë Socialiste pasi Elisa Spiropali u emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë së Doganave, në një status në Facebook duket se ka sulmuar këtë të fundit.

Koka, e cila po ndjek fushatën zgjedhore në SHBA, mes rreshtave duke folur për procesin atje, bërë dhe një krahasim me gjendjen në të cilën gjeti zyrat e FRESSH.

Statusi i Kokës:

Telefoni i fushatës që po përdor sot është shumë i vjetër. Në fakt qenka telefon i përdorur për herë të parë në 2008 në fushatën ku fitoi Obama për herë të parë. I gjithë koncepti i vazhdimësisë është me shumë rëndësi për shtetformimin. Kushdo që vjen më pas e pasuron të tërën, nuk harxhon kohë dhe energji për ta ndërtuar nga fillimi.

Sa e paimagjinueshme është ti lesh zyrat e shtetit ashtu si i la qeveria Berisha në ikje. Mbaj mend gjithashtu dhe sa të vështira ishin fillimet në FRESSH, që veç se nuk gjetëm asnjë listë anëtarësie nga ekipi i kaluar edhe zyra ishte boshatisur.

Jam pa fund krenare që ekipi i ri ka mundësi të lulëzojë në një tokë të shëndetshme tani :))) dhe kryetari i ri nuk do të ketë më pengesa banale./Albeu.com/

Shtuar më 28/10/2016, ora 20:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori