Jo vetëm italianët, Tahirin e do në burg edhe FBI-ja?!
Pëlqej
Ish-ministri i Drejtwsisw Spartak Ngjela ka hedhur njw tjetwr tezw nw lidhje me akuzat ndaj Saimir Tahirit. Sipas tij, nuk janw vetwm italianwt ata qw duan arrestimin e tij, por edhe FBI-ja amerikane.

"I patë dje tre tropojanë që paraqisnin asgjë për gjithçka?
Sigurisht skema e Saliut për të shpëtuar Ramën, dhe jo Tahirin|., -shkruan ndwr tw tjera Ngjela duke thwnw se ka njw pakt Rama-Berisha pwr tw shpwtuar bashkarisht prej Reformws nw Drejtwsi.

Statusi i plotë

Bashkimi i korrupsionit shqiptar është fundi i tyte i shpejtë.

Nuk shpëtoni dot, edhe të bashkuar. Saliu me tropojanët e tij mendon se mund të shpëtojë Ramën me alibinë se Tahirin e kërkon Saliu.

I patë dje tre tropojanë që paraqisnin asgjë për gjithçka?
Sigurisht skema e Saliut për të shpëtuar Ramën, dhe jo Tahirin.

Në fakt, me shpëtimin e Ramës, Saliu jep shpresën e vakët për veten.

Asgjë.

Janë ata që kanë vjedhur dhe janë kapur. Që kanë vrarë dhe janë strukur; kurse Çështjen Tahiri e kanë marrë si atentat kundër tyre edhe Rama edhe Saliu, edhe Basha.

Pse vërtet mendoni se arrestimin e kërkon Prokuroria e Krimeve të Rënda?

Naivë jeni apo budallenj! Arresti i Tahirit është kërkesë e FBI – së.

Ja kjo është edhe frika e Saliut dhe Bashës edhe e Ramës. Sepse pas tij ndoshta do kërkohet ndërkombëtarisht personi apo personat që bashkëpunuan me oficerët rusë kundër Natos në muajin prill.

Në fakt ashtu është, por as Rama dhe as Saliu nuk e dinë thesin e mbledhur kundër tyre.

Pse mor të mjerë me tre tropojanë do t”i shpëtoni ju FBI-së.

Më budalla po tregohet kryeministri që po vërtitet si një fëndyell për të fituar ca ditë.

Është krim ndërkombëtar Zotërinj!… Do të ekstradoheni, pa lërini tropojanët hajdutë të krimeve të rënda, se këto ditë kanë fundin e tyre. Alibia që i ka dhënë Saliu Ramës me tropojanët, shpejt do të shkruhet si komedi.

Kot lodheni Sali! Nuk e kapni dot ju pulsin e kësaj kohe. Janë zbardhur të gjitha. Si nuk i kuptoni; nuk keni asnjë profesionist pranë vetes që t’iu thotë që jeni të humburit e kësaj kohe.

Por i keni sjellë shumë dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Nuk keni, Sali, asnjë rrugë shpëtimi.

Çështja është shumë më e thellë sa e mendon Saliu me Ramën.

Nuk e kanë bërë vetë kërkesën tropojanët e emëruar në Prokurorinë e Krimeve të rënda nga Saliu dhe për Saliun.

Le që pas çështje ditësh ata nuk do jenë më aty; kurse krimi i lartë shtetëror nuk ka mundësi të hetohet këtu.

Megjithatë gjithçka do të shihet të hënën.
Shtuar më 21/10/2017, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori