Jo vetëm ethe e kollë, infermierja zbulon një tjetër simptomë tek pacientët me koronavirus
Koronavirusi ka shkaktuar Pandemi në të gjithë botën. Në bazë të informacione të OBSH, simptomat e COVID-19 janë kolla e thatë, ethet, temperatura, vështirësia në frymëmarrje dhe dhimbjet muskulare.

Një infermiere ka zbuluan një tjetër simptomë që e ka vënë re tek pacientët e sëmurë.

Chelsey Earnest ka punuar si infermiere për 20 vite dhe sytë ishin një shenjë e rëndësishme.

"Ishte diçka që e vura tek të gjithë pacientët. Ata kishin si një lloj alergjie në sy. Duket sikur kanë hije të kuqe në pjesën e jashtme të syrit", tha Chelsey për CNN.

Akademia Amerikane e Optalmologjisë ka ngritur alarmin se ka raporte që Covid-19 mund të shkaktojë skuqje të syve dhe rreth tyre.

Megjithatë nuk është përfshirë ende në listën e simptomave të shkaktuara nga koronavirusi.

Shtuar më 25/03/2020, ora 19:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori