Jo vetëm emrin e Xhafajt, dëshmitari X tregon emrat e shefave të policisë
Pëlqej
Dëshmitari X në videon e PD-së rrëfeu sot njohjen e tij me vëllanë e ministrit Fatmir Xhafajt.

Veliu tha se me Agronin është njohur në itali, teksa të dy punonin në trafikun e drogës, ku ai ishte skafist i sasive të drogës.

Veliu tregoi se Agron Xhafaj kishte njohje në Vlorë, ndërsa për trafikun e drogës e kishte dërguar te një i quajtur Ermal, i cili ishte shef i kufirit.

Nga ana tjetër ai përmend dhe emrin e Alketit i cili është shefi i policisë së krimeve në Vlorë, dhe sipas Veliut e ka kërcënuar atë dhe familjen e tij.

"Ai do më siguronte transportin, gomonen ata e kishin se unë ku e gjeta, unë jam hallexhi. Gjërat ishin të zgjidhura, s’kisha frikë nga policia se rrugët ishin te hapura. Agroni me tha, kur të vijë dita do takosh Ermalin.

Atë ditë që u bëmë gati për rrugën u bë qameti në Vlorë, pati përmbytje. Deti ka qene 7-8 ballë, qameti, nuk vazhdohej më tej.

Tani që doli përgjimi këto dite, qe ditën e parë madje më thotë djali jam bërë figure e njohur në Vlorë. E dëgjon im bir, i kishte thënë shoku i Agronit, shikoje se babai jot është bërë figure e njohur në Vlorë, vetë ta shikoj se s’marr vesh nga këto telefona me gishta, me thotë pronari i djalit shoku i përbashkët, ja zëri i babait.

Nga kush ndihem i kërcënuar? Ku doli emri im?Nga e mësuan këta?E shikon që ata thonë që janë folur që kanë qenë në përgjim të Agronit a dikujt tjetër, ai është vetë i vetëdijshëm.

Materiale të tjera skam çfarë ju them për Agronin se ai ka biznesin dhe jetën e tij. Filmime të tjera nuk kam bërë, të tjerat ti japë vetë Agroni, jo unë, ai e di pse e ka bërë"- tha dëshmitari X për Agron Xhafajn. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2018, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori