Jo vetëm Donald Trump, Twitter i bllokon llogarinë politikanit shqiptar (FOTO LAJM)
Twitter ka pezulluar llogarinë e ish-deputetit demokrat, Genc
Pollo.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë
Pollo, i cili zbulon se bllokimi i tij në rrjetin social ka ndodhur pasi postoi një foto të Lungomares në Vlorë të përmbytur nga uji.
Arsyeja që
Twitter i ka dhënë për mbylljen e llogarisë lidhet me postimin e mediave që përshkruajnë dhunë seksuale, gjë e cila nuk është e vërtetë sipas ish-deputetit.
"Postova një video të lungomares së përmbytur, me mbivendosjen e zërit të Ramës kur e inaguroi", shprehet
Pollo, duke thënë se ka mbi një javë që s’po arrin të rimarrë aksesin në profilin e tij.
"Llogaria juaj @gencpollo është kyçur për shkelje të rregullave të
Twitter. Veçanërisht për postimin e mediave që përshkruajnë dhunë seksuale dhe / ose sulm… Vazhdoni në
Twitter për të rregulluar problemin me llogarinë tuaj", ishte njoftimi që
Pollo thotë se mori më pas.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 23:26