Jo vetëm Balla, cili gazetar tjetër është shkarkuar në Top Channel
Pëlqej
Drejtori i lajmeve në Top CHannel Taulant Ballaka vetëm pak që është shkarkuar nga pozicioni i tij dhe sipas akuzave, dyshohet se për shkak të krisjeve të marrëdhënieve të Ramës me televizionin.

Por duket se largimi i Ballës, nuk është i vetmi që ka ndodhur në këtë televizion kombëtar.

Burime nga TCH thanë se shkarkimi Ballës vjen në një kohë kur departamenti i lajmeve është përfshirë në një hemoragji konstante largimi gazetarësh.

Largimi më i fundit është i producentit ekzekutiv të lajmeve Enkelejd Llanaj gazetar në këtë televizion që nga dita e parë e transmetimit. Gjithashtu kanë ndodhur edhe disa largime gazetarësh nga televizioni i njohur sipas syri.net.

Ky është eksodi i dytë i ndodhur në këtë televizion, pas largimeve të para gjatë muajve të verës.
Shtuar më 14/11/2017, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori