Jo vetëm Ami, kthehen në “Portokalli” edhe Bes Kallaku me Ermal Mamaqin
Ditën e djeshme bëri bujë lajmi se Amarda Toska do të rikthehet në emisionin “Portokalli” pas 9 vitesh mungesë.

Sot u zbulua që ky lajm jo vetëm që është i vërtetë, por që bashkë me të do të rikthehen edhe Bes Kallaku me Ermal Mamaqin, si edhe shumë aktorë të vjetër të “Portokallisë” që janë larguar.

Bëhet fjalë për emisionin e fundivitit që “Portokalli” po përgatit dhe mesa duket është menduar që si speciale këtë herë të jetë rikthimi i aktorëve të vjetër.

Kjo speciale është vendosur që të quhet “Sëeet Home” dhe është menduar si një rikthim në shtëpi për Amin, Ermalin, Besin, por jo vetëm.
Shtuar më 20/12/2019, ora 22:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori