Jo në Tiranë, zbulohet se ku do të mbahet mitingu i madh i PS
Maxhoranca është duke shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit duke planifikuar edhe mbajtjen e mitingut përmbyllës të këtyre zgjedhjeve.

Porositë e fundit për javën e fundit të fushatës dhe aktivitetet e 5 ditëve të mbetura janë dhënë sot në mbledhjen e kryesisë së PS, ku gjithashtu është vendosur edhe vendi dhe data për mbylljen e fushatës.

Mitingu për mbylljen e fushatës do bëhet ditën e premte në Vlorë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është zgjedhur deputet në qarkun e Vlorës, ndërsa dhe dy zgjedhjet e fundit mitingjet finale janë mbajtur në këtë qytet.
Shtuar më 24/06/2019, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori