Një prej personaliteteve më të rëndësishme të partisë së re të krijuar në Shqipëri "Nisma Thurje", Endri
Shabani, ka bërë një zbulim të rëndësishëm në një intervistë të dhënë në "Report Tv".
Shabani ka treguar për herë të parë, se ai është zgjedhur kryetar i partisë nga grupi nismëtar, dhe se Rudina
Hajdari do të drejtojë fushatën në Shkodër.
"Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar.
Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje", tha ai, duke shtuar se ai vetë nuk të kandidojë i pari në asnjë zonë
zgjedhore.
Endri
Shabani deklaroi se bashkëpunimi me Hajdarin, ka nisur kur deputetja ka qenë bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën
Zgjedhore.
"Znj.
Hajdari nuk ka qenë pjesë e Nismës Thurje, ka qenë bashkëkryetare e komisionit për reformën
zgjedhore. Aty ka nisur edhe bashkëpunimi ynë.
Ka pasur një periudhë diskutimi për ta vazhduar apo jo dhe u mor vendimi për të vazhduar me bashkëpunimin. Ne kemi një grup themeltar, që e kemi që prej krijimit të organizatës. Kemi bërë një diskutim me aktivistë.
Kemi bërë edhe një sondazh për të parë se çfarë duhet të bënim për tu futur apo jo në zgjedhje. Propozimi i qytetarëve ka qenë që duhet të futemi", tha ai.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 18:06