Jo 1 apo 2, por 33 oficerë policie duan të zënë vendin e Haki Çakos
Të mërkurën 33 efektivë të policisë së shtetit me gradëndrejtues” do të konkurrojnë për të marrë gradëndrejtues i parë”.

Burimet konfirmojnë se numri i aplikantëve ka qenë 35 por 2 prej tyre janë skualifikuar pasi rezultonin me masa disiplinore në fuqi.

33 funksionarët e uniformave blu do të garojnë për 5 pozicione vakante me gradëndrejtues i parë ”, në hirarkinë e policisë së shtetit.

Në listën e efektivëve që do të garojnë janë të gjithë drejtorët aktualë të qarqeve me gradën drejtues, përfshirë edhe drejtorin e policisë së Tiranës Ardi Veliu, emri i të cilit lakohet fort si pasardhësi i Haki Çakos.

Grada “ Drejtues i parë” është një nga kriteret për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Prej 8 janarit, Policia po drejtohet nga i caktuari në detyrë Rebani Jaupi, i cili gëzon të gjitha atributet e drejtorit të përgjithshëm.

Po ashtu, burime nga policia bëjnë me dije se pas zgjedhjes së kryepolicit që do të propozohet nga ministri Fatmir Xhafaj me aprovim të Këshillit të Ministrave, do të ketë lëvizje edhe në kupolën drejtuese dhe drejtoritë e qarqeve. /TCH/

Shtuar më 23/01/2018, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori