Jetonte vetëm me nënën pas divorcit, një person në Berat i jep fund jetës
Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelumuar me fotoksinë.

Bëhet fjalë për një 62-vjeçar me emrin Azbi Shehu, i cili është gjetur në gjendje tepër të rëndë nga nëna e tij.

E alarmuar ajo ka njoftuar komshinjtë për ndihmë.

Mësohet se 62 vjeçari ka mbërritur me shenja jete në spitalin e Beratit, por me gjithë përpjekjen e mjekëve nuk i ka mbijetuar dot helmimit.

62-vjeçari i ndjerë, ishte i divorcuar dhe jetonte me nënën e tij në fshatin Pëllumbas, ish komuna Lumas.

Dyshohet se gjendja e mjeruar në të cilën jetonte e shtyu të merrte këtë vendim.
Shtuar më 02/12/2019, ora 23:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori