Jetonte në hotelin më të shtrenjtë, kush është shqiptari që u ekzekutua në Brazil (FOTO LAJM)

Ilir Zelka është shqiptari i ekzekutuar në një restorantBrazil, i cili ishte larguar nga Shqipëria që me 20 nëntor. Prej asaj kohe, ai jetonte në një hotel të shtrenjtë në Sao Paulo.

Policia Civile ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po kërkon kamerat e sigurisë të zonës përreth me qëllim që të identifikojë dhe arrestojë motociklistin që qëlloi 47-vjecarin shqiptar teksa po hante mëngjes në një restorant në Jardins.

Dëshmitarët i thanë policisë se një motorciklist, i cili ishte veshur me një këmishë të kuqe që mbante një kokore rozë shkoi në vendin e ngjarjes, gjuajti më shumë se një të herë nga jashtë dhe u largua. Shënjestra ishte e qartë pasi asnjë person i rastësishëm nuk u lëndua.

Krimi ndodhi rreth orës 11:10 të mëngjesit. Fakti që krimineli nuk ka vjedhur asgjë i bën hetuesit të besojnë se nuk kishte të bënte me grabitje, por vrasje me dashje.

Sipas Policisë, motori i përdorur për krimin ishte një Honda CG 150 Titan Ks i zi, e cila u kap në sheshin Avenida Brasil.
Shtuar më 02/12/2020, ora 23:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori