Jetonte me drogë, kapet shqiptari në Athinë (FOTO LAJM)

Një 34 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për posedimin e ruajtjen e lëndëve narkotike.

Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e së hënës, në Moschato në zonën e Atikas.

Gjatë kontrolleve të policisë, shqiptarit ju gjetën 13 kg e 118 gram kokainë, 510 gram heroinë, si dhe shuma e parave prej 1900 eurosh dhe dy peshore elektronike.

Pas hetimeve, policia zhvilloi një kontroll në shtëpinë e tij, duke gjetur sasinë e madhe të drogës. Shqiptari e kishte kthyer banesën në një dyqan të vërtetë droge.

I arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Plamenmeliendikonit në Athinë.
Shtuar më 27/03/2019, ora 20:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori