Jeton prej 30 vitesh nën strehën vdekjeprurëse, i moshuari apel për ndihmë
Jetojnë prej 30 vitesh poshtë një strehe të mbuluar me eternit, një material tepër kancerogjen që shkakton tumore malinje në mushkëri.

Familja Puci me 6 anëtarë, ku më I vogli pritet të lindë së shpejti e di shumë mirë të keqen që ka mbi kokë por nuk ka asnjë mundësi financiare ta ndryshojë këtë realitet të dhimbshëm.

Kryefamiljari që duhet të ishte shtylla e shtëpisë ka 5 vite që ka zënë shtratin për shkak të sëmundjes së rëndë në mushkëri dhe e çon jetën para i lidhur me aparaturën e oksigjenimit.

Arifi dhe familja e tij jetojnë prej fundit të viteve 80 në ish ambientet e ndërmarrjes NSHN 10 në zonën e rruga urës në Tiranë.

Në mungesë të ambienteve të strehimit për kohën të ashtuquajturën shtëpi Arifit ia ka dhënë ish-ndërmarrja ku ka punuar prej vitesh. Dikur magazina një katëshe sot është adaptuar në shtëpi banimi që ka dy dhoma dhe një koridor funksional.

Por paratë e pakta nga puna e krahut që familja mundi t’i siguronte në vitet e demokracisë u mbaruan shpejt për shkak të sëmundjes së shpeshtë të kryefamiljarit derisa mbeti invalidi i plotë.

Si për ironi të fatit familja e varfër u përmbyt së fundi nga uji I përroit që doli nga shtrati.

Dallga e ujit afër gjysmë metri e regjistruar mëngjesin e datës 24 shtator hyri në thellësi të banesës duke kërcyer mbi shtratin e të sëmurit që fatmirësisht u shpëtua nga punonjësit e policisë.

Si pasojë edhe ato pak orendi shtëpiake kanë dalë jashtë përdorimit. Me pamundësinë që i lexohet në sytë e përvuajtur i zoti i shtëpisë lutet për ndihmë që dikush të paktën ta ndihmojë të heqë eternitet e t’i zëvendësojë ato me tjegulla, që sëmundjen e tij të mos e trashëgojë fëmija apo nipi.
Shtuar më 20/10/2019, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori