Jetmiri, fitues i Big Brother
Albeu.com
Publiku ka vendosur që fitues i këtij edicioni të Big Brother të jetë Jetmiri. 25 vjeçari nga Vlora, është fitues i cmimit prej 10 milion lekësh (rreth 73.500 euro).Dy finalistët e Big Brother, Miri dhe Domenika shkojnë me radhë në shtëpinë e vjetër pasi atje është përgatitur nga një surprizë për ta, klipet me momentet e tyre në këtë shtëpi dhe se si e komentojnë ata qëndrimin e tyre në BB. Më pas, për dy finalistët është rezervuar një tjetër surprizë e vecantë. Ata dalin jasht ku mahniten me fansat që kanë ardhur për ta. Ata i takojnë fansat që brohorasin emrat e tyre si fitues të mundshëm. Eno i fton që edhe ata të nënshkruajnë emrin e tyre në yjet përkatëse që janë krijuar për ta. për dy finalistët ka edhe një tjetër surprizë. Për festën e tyre ka ardhur DJ Tom Boxer e duke kënduar këngën “Morena” kërcejnë të gjithë së bashku.

Arbana u thotë se tashmë ata duhet të dinë emrin e fituesit. Të dy qëndrojnë shumë në ankth. Publiku ka vendosur që fitues i këtij edicioni është JETMIRI. Miri lumturohet dhe tepër entuziast brohoret fort. ai mbulohet nga fansat e tij. Entuziazmi dhe gëzimi i Mirit shoqërohet me muzikë dhe fishekzjarre. Miri përshëndet Domenikën dhe Enon. Të dy nisen për në studio, kurse Eno futet në shtëpi për fikur dritat e shtëpisë së BB.

E para që vjen në studion e BB është Domenika. Ajo është tepër e emocionuar ndaj flet pak. Domenika shprehet se i vjen pak keq, por kjo ishte një lojë dhe tashmë u vendos se cili ishte fituesi. Ajo shkon të takohet me familjarët e saj dhe me Seldin, të cilët duken tepër të mërzitur për humbjen e saj.

Para se të hyjë Miri, Arbana pyet banorët se si e shikojnë këtë fitore të tij. Të gjithë shprehen se ishte vendimi i publikut, përvec Rezartës, Erionit dhe Bertinës të cilët janë vërtetë entuziastë për fitoren e tij.

Në studio mbërrin Jetmiri i cili që pa hyrë ende në studio fillojnë duartrokitjet e gjata e të forta. Sapo hyn, studioja ndryshon pamje dhe pushtohet nga muzika dhe fishekzjarret. Miri duket tepër i lumtur. Arbana i dorëzon cekun me cmimin prej 10 milion lekësh të reja. Miri duket tepër i lumtur e këtë gëzim e ndan menjëherë me familjarët e tij e më pas me miqtë e tij.
Shtuar më 16/05/2010, ora 01:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori