Jetë luksi dhe makina të shtrenjta, kush janë "gjobaxhinjtë" që fundosën biznesmenin durrsak (FOTO LAJM)

Ditën e sotme u vunë në pranga Lulzim Zalla, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit, Egi Shullazi., 26 vjeç, banues në Krujë dhe Klodian Estrefi, 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Të tri këta persona akuzohen se i kanë vendosur një gjobë biznesmenit N.L., prej 50 mijë eurosh.

Ata u zbuluan pasi kishin kohë në përgjim. Dy prej tyre u arrestuan në flagrancë, teksa po merrnin këstin e radhës prej 50 mijë eurosh nga biznesmeni durrsak, i cili ishte në shantazh prej disa muajsh.

Por kush janë gjobaxhinjtë e Durrësit?

Lulzim Zalla, i konsideruar nga Policia si një person tejet i rrezikshëm, është thuajse “fantazmë”. Asnjë foto apo informacion për të nuk qarkullon për të. Zalla akuzohet edhe për vepra të tjera penale, si dhe dyshohet se ka marrë pjesë në disa ngjarje të bujshme kriminale.

Egi Shullazi, 26-vjeçari që shihni në këtë foto, nga Kruja, duket se ka ditur ta shijojë jetën me paratë që ka fituar nga gjobëvënia. Udhëtime jashtë vendit, dhe makina të veçanta, janë disa nga pasionet e të riut.

Shtuar më 31/07/2019, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori