Marin Meksi do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Bodybuilding

Në datë 6 nëntor 2021 u zhvillua në Tiranë, Kampionati Mbarëkombëtar i Bodybuilding dhe Fitness ku morën pjesë sportist nga mbarë trevat shqiptare dhe diaspora. Të ndarë në kategorinë e femrave dhe meshkujve dhe në disiplinat përkatëse, sportistët fitues u përballën për çmimin e madh absolut, të cilin e fitoi sportisti nga Tirana, Marin Meksi, i cili garantoi ftesën për të përfaqësuar shqiptarinë në Kampionatin Botëror të Bodybuilding dhe Fitness “Diamond Cup” në Portugali në datat 20-21 Nëntor 2021.

Marin Meksi, Diplomat karriere në profesion, me disa misione të suksesshme në Ambasada të Shqipërisë në Botë, si Budapest, Zvicër, etj. Pedagog, sportist i Bodybuilding më shumë trofe kombëtar dhe ndërkombëtar./h.ll/albeu.com


Shtuar 19.11.2021 11:56