"Jeta jonë në rrezik nga plehrat", studentët protestë për ndotjen në Porto Romano (FOTO LAJM)

Situata e djegjes së mbeturinavePorto Romano duket se ka arritur kulmet.

Paraditën e sotme studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” janë grumbulluar për të protestuar mbi ndotjen alramante që ka pushtuar zonënë e Porto Romanos në Durrës.

Studentët theksojnë se djegia e mbeturinave, me një distancë 1 km nga universiteti i tyre përbën rrezik jo vetëm për ata por edhe për stafin akademik.

“Jeta dhe shëndeti i qytetarëve, studentëve, stafit akademik dhe administratës është më e rëndësishme se të gjitha. Kjo kauzë është për jetën dhe askush nuk mund të vazhdojë më frekuentimin e këtyre ambienteve, pasi jeta jonë është në fije të perit”, u shprehën studentët.

“Ky vendgrumbullim duhet të ishte mbyllur në fakt që prej 2015-ës por sot e kësaj dite në shkelje të ligjit ai vazhdon të funksionojë duke na rrezikuar jetën çdo ditë. Nuk ka për ne si studentë të këtij universiteti se sa jeta dhe jeta nuk është politikë, as premtim dhe as vendim qeverie, ministri apo bashkie të këtij vendi. Ndaj ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje. Me anë të kësaj proteste gjejmë kohën për t’u bërë thirrje të gjithë institucioneve vendore që janë kompetente për këtë çështje, qeverisë dhe ministrisë së Mjedisit që të marrin masa urgjente për ndërprerjen e menjëhershme të derdhjes së plehrave në këtë zonë”, tha përfaqësuesja e studentëve. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2018, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori