Jeta e VIP-ave i kushton Shqiperise 10 milionë dollarë
Albeu.com
Ministra, qeveritarë dhe personalitete të larta drejtuese të vendit. Shteti shpenzon nga taksat e qytetarëve gati 10 milionë dollarë çdo vit për ruajtjen e qeveritarëve. Për të gjithë këta, shteti garanton sigurinë fizike dhe ruajtjen e tyre nga Garda e Republikës 24 orë në 24. Por cila është fatura që qytetarët paguajnë për këtë? Për herë të parë, Ministria e Financave bën publike kostot e detajuara se sa para nga taksat e qytetarëve shpenzohen për të garantuar sigurinë fizike të atyre që drejtojnë këtë vend. Ministria e Brendshme, përkatësisht Garda e Republikës, merr çdo vit gati 750 milionë lekë ose 10 milionë dollarë vetëm për ruajtjen e "VIP-ave" të shtetit dhe politikës. Për vitin 2008, Ministria e Brendshme i ka kërkuar Ministrisë së Financave plot 740 milionë lekë, të cilat i xhirohen Gardës së Republikës. Gjatë këtij viti gardistët do të ruajnë 100 personalitete. Kostoja e sigurisë së jetës, për secilin prej tyre, është 7.4 milionë lekë në vit. Kjo është kostoja vetëm për sigurinë fizike të personaliteteve, pa përfshirë ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë. Shifra do të jetë thuajse e njëjtë me një rritje të vogël edhe për vitin 2009 dhe po kështu edhe për vitin 2010. Veç pagave të majme dhe privilegjet e tjera me kosto për qytetarët, që ofrojnë postet drejtuese, shtetarët kanë edhe kosto të këtij lloji.

Ligji

Me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me ligjin "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë" "Garda e Republikës së Shqipërisë është njësia ushtarake e specializuar për ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe të selive e rezidencave të përcaktuara në ligj. Garda bën pjesë në strukturën e Ministrisë së Rendit Publik dhe varet nga ministri. Ajo ka për detyrë të marrë në ruajtje personalitetet e larta të shtetit dhe personalitete të tjera që përcakton ligji ose që i urdhëron titullari i Ministrisë së Rendit Publik, thënë ndryshe ministri i Brendshëm. Po kështu, Garda ka për detyrë të marrë në ruajtje personalitetet e huaja të larta dhe të tjerë kur çmohet nga ministri i Rendit Publik, kur këta vizitojnë Shqipërinë. Garda ruan edhe rezidencën e Presidentit, selitë e Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave, si dhe rezidencat e tjera qeveritare që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. (Shqip)
Shtuar më 16/05/2008, ora 23:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori