Jesen Petersen pret që vitin e ardhshëm të vendoset statusi i Kosovës
Albeu.com
Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen pret që vitin e ardhshëm të vendoset statusi i Kosovës, por nuk mund të thotë se cili do të jetë ai status. "Unë asnjëherë nuk kam komentuar lidhur me rezultatin përfundimtar dhe nuk do të komentoj edhe në të ardhmen, por pres që brenda 12 muajsh të jetë vendosur statusi i Kosovës", u shpreh Petersen në një intervistë për BBC-në në prag të mbledhjes së KS të OKB-së.Jesen Petersen ka shprehur besimin se bisedimet për statusin do të bëhen mbi një platformë, për të cilën është rënë dakord në parim "që nuk do të ketë një ndarje të Kosovës, apo kthim në situatën e vitit 1999, që nuk do të ketë një bashkim të Kosovës me shtetet fqinje". Në bazë të këtyre parimeve, emisari për statusin do të ndërtojë kornizën e bisedimeve, thotë kreu i UNMIK-ut.
Shtuar më 24/10/2005, ora 18:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori