Jeremiq sheh enderr syhapur
Albeu.com
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq ka deklaruar se mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, do të duhej që sërish t’i hapte dyert për negociata në mes të Beogradit e Prishtinës për statusin e Kosovës.Në një konferencë për media pas miratimit të rezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Jeremiq ka thënë se është i bindur që Gjykata në Hagë do të vlerësojë se me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës është shkelur e drejta ndërkombëtare.

Jeremiq i ka hedhur poshtë pohimet se nisma e Beogradit është politikisht e motivuar, duke thënë se mendimi i GJND-së do t’i zvogëlojë tensionet dhe do të pengojë që Kosova të bëhet precedent për separatizëm në botë. /Telegrafi-albeu/
Shtuar më 09/10/2008, ora 16:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori