Jeremiq: Njohja nga Mali i Zi, thikë prapa shpine
Albeu.com
Vendimin eventual i Malit të Zi për njohjen e Kosovës, do të përjetohej si "thikë prapa shpine" jo vetëm në Serbi, por edhe në përpjekjet ndërkombëtare për gjetjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, tha shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq.
"Ne nuk do të rrimë duarkryq. Sidomos jo në këtë moment", deklaroi Jeremiq pas takimit me ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Paeta.

Beogradi ua ka bërë të qartë zyrtarëve malazezë se nuk do të ketë kurrfarë mirëkuptimi për vendimin e Podgoricës që, siç tha Jeremiq, me njohjen e Kosovës të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë. (Rel)
Shtuar më 06/10/2008, ora 23:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori