Jeremiq: Kosova nuk do te marre pjese si shtet ne samitin e Sarajeves
Albeu.com
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, i ka deklaruar agjencisë së lajmeve “Tanjug”, në Strasburg, se Serbia ka një marrëveshje me organizatorët e takimit të Sarajevës, lidhur me pjesëmarrjen e mundshme të Kosovës në këtë samit.
"Prania e tyre, nëse ata vendosin për të ardhur në Sarajevë, duhet të jetë rreptësisht në përputhje me Rezolutën 1244, në praninë e UNMIK-ut, sikurse të gjitha takimet që janë mbajtur deri tashti", ka deklaruar Jeremiq. Sipas tij, kjo tregon se Kosova nuk mund të paraqitet në këtë samit si shtet sovran.
Shtuar më 12/05/2010, ora 15:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori