Jeremiq e Hyseni ne Sarajeve "nuk do te fotografohen bashke"
Albeu.com
Serbia dhe Kosova janë dakorduar që t'i dërgojnë ministrat e jashtëm në takimin e Sarajevës, raporton e përditshmja e Beogradit "Danas". Gazeta citon zyrtarë të kenë thënë se për të siguruar pjesëmarrjen e ...... kryediplomatëve, Vuk Jeremiq dhe Skender Hyseni, pjesëmarrësit në takimin e 2 qershorit nuk do të fotografohen bashkë para dhe pas takimit, dhe nuk do të ketë deklaratë të përbashkët. Përveç kësaj, para pjesëmarrësve do të jenë vetëm emrat e tyre, pa funksionin apo vendin. Përfaqësuesit serbë dhe kosovarë i kanë thënë gazetës se kushtet janë pranuar.
"Jemi të lumtur për shkak se Serbia është dakorduar të marrë pjesë në Sarajevë", i ka thënë gazetës zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.

Oliver Ivanoviq, nga Ministria serbe për Kosovën, i ka thënë gazetës se pala serbe është "dakorduar të marrë pjesë në Sarajevë për shkak se takimi është i nivelit më të ulët se ai në Slloveni".
Shtuar më 07/05/2010, ora 11:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori