Jeremic: Statusi i Kosoves eshte ceshtje e hapur
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, tha në Uashington se statusi i Kosovës mbetet një çështje e hapur ndonëse qeveria e tij nuk përpiqet të mbajë të ngrira problemet e mbetura në Ballkanin Perëndimor.

Zoti Jeremiç i bëri komentet në qendrën SAIS të Universitetit Xhons Hopkins. Ministri i Jashtëm serb tha se anëtarësimi i shpejtë në Bashkimin Evropian është përparësia kryesore e Serbisë dhe debati se në cilin drejtim duhet të shkojë vendi ka përfunduar. Ndërkohë zoti Jeremiç përsëriti në mënyrë kategorike refuzimin e Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Shtuar më 27/02/2010, ora 03:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori