Jeremic: Paralajmerimi i Kosoves per integrimin e veriut, provokues
Albeu.com
Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, ka deklaruar se “paralajmërimet provokuese” për integrimin e pjesës veriore në institucionet e Kosovës, nuk i kontribuojnë qetësimit dhe stabilizimit të situatës, e cila – sipas tij - “është serioze dhe e ndërlikuar”.Prandaj, sipas tij, kjo është një nga arsyet që Beogradi ka vendosur që në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të përfaqësohet në nivelin më të lartë.

“Paralajmërimet provokuese të institucioneve ilegale në Prishtinë si dhe organizatave ilegale ndërkombëtare, siç është e ashtuquajtura Zyra civile ndërkombëtare, janë diçka që nuk mund ta qetësojnë dhe stabilizojnë situatën në terren”, ka deklaruar Jeremic pas takimit me shefin e diplomacisë çeke në Beograd, Jan Kohot.

Jeremic akoma shpreson që të ketë bisedime për statusin e Kosovës me "një zgjidhje kompromisi", por paraprakisht, siç thotë, "është e domosdoshme që të mbajmë paqen dhe stabilitetin" në Kosovë. (qik/albeu)
Shtuar më 20/01/2010, ora 21:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori