Jeremic: Nuk po bisedohet per ndarjen e Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, deklaroi se ndarja e Kosovës nuk është në tavolinën e bisedimeve, dhe nuk është temë e diskutimit në gjashtë pikat e planit të shumëpërfolur.Shefi i diplomacisë sereve, tha se, sipas marrëveshjes gjashtë-pikëshe, roli i Kombeve të Bashkuara është definuar në mënyrë precize.

“Në atë moment kur EULEX-i të konstatojë neutralitetin ndaj statusit, hapet mundësia për bashkëpunim të plotë me të, kudo në Kosovë”, ka thënë Jeremiq për televizionin publik serb. Ai po ashtu ka shtuar se, misioni EULEX mund të marrë përgjegjësi të caktuara nga UNMIK-u, "por vetëm nëse kjo është në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së". (Telegrafi)
Shtuar më 18/11/2008, ora 16:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori