Jeremic: Kosovës do t’i japim 95 për qind të kompetencave
Albeu.com
Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremic përsëriti qëndrimin e Beogradit që në takimin e Brukselit pala serbe është e gatshme që Prishtinës t'i ofrojë 95 për qind të kompetencave mbi Kosovën, por jo ato që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.Sipas Jeremicit, pika e parë e rendit të ditës të bisedimeve direkte mes Beogradit dhe Prishtinës më 14 tetor do të jetë plani serb për "autonominë substanciale" të Kosovës që ofron Beogradi.

"Kjo do të jetë hera e parë që do të kemi rastin që në diskutimin direkt të shqyrtojmë për modalitetet e planit tonë për autonominë substaciale", tha Jeremic.
Shtuar më 03/10/2007, ora 17:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori