Jeremic konfirmon pjesemarrjen ne Sarajeve
Albeu.com
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq ka konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin e Sarajevës që do të mbahet më 2 qershor. “ E kemi pranuar ftesën dhe nuk kemi përse të mos jemi atje, pasi që formati i takimit është ashtu siç e kemi kërkuar ne”, ka deklaruar Jeremic.
Ai ka theksuar se përfaqësuesit e Kosovës në këtë samit do të jenë të prezantuar nën Rezolutën 1244 dhe me praninë e UNMIK-ut. “Shpresoi te jenë të gjithë të pranishëm në samit, përfshirë edhe përfaqësuesit e Prishtinës me delegacionin e UNMIK-ut”, ka deklaruar Jermemic.

Ditë më parë ftesën për të marr pjesë në këtë samit e ka marrë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, i cili ka deklaruar se do të marrë pjesë në samit vetëm si i barabartë më përfaqësuesit e shteteve tjera pjesëmarrëse. Ministri i Jashtëm spanjoll, Migel Anhel Moratinos, vendi i të cilit po udhëheqë me presidencën e radhës së BE-së, ka deklaruar se Samiti i Sarajevës do të mbahet me formatin e GYMNIH, ku pjesëmarrësve do t’iu shkruhen vetëm emrat, duke përjashtuar shtetin nga vijnë apo flamujt.
Shtuar më 21/05/2010, ora 20:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori