Jeremic: GJND do te shprehet pro Serbise
Albeu.com
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic, i ka thënë mbrëmë Televizionit të Serbisë se në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë po zhvillohet "akti i dytë" dhe lufta që shpallja e pavarësisë Kosovës të "anulohet".
Sipas tij, pasi Serbia e "ka humbur aktin e parë, që ka zgjatur nga viti 1999 e deri në shpalljen e pavarësisë", ajo ka "korrë fitore në aktin e dytë", duke penguar njohjet e reja të Kosovës.
"Po fillon akti i tretë, në të cilën duhet të ngadhënjejmë, që fitoren ta shndërrojmë në një akt të ri, në të cilin do të ndodhë një zgjidhje kompromisi" për statusin e Kosovës, ka thënë Jeremic mbrëmë në një intervistë për RTS-në, i bindur se vendimi i GJND-së do të jetë në favor të Serbisë.
Jeremic pohon se janë në rritje presionet për njohjen e Kosovës në botë. Por ai tha se delegacioni i Serbisë ka biseduar me 24 delegacione në Etiopi, 16 prej të cilave, sipas tij, kanë thënë se mbi to po ushtrohet presion i madh nga shtetet më me influencë.
Shtuar më 04/02/2010, ora 20:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori