Jepet vendimi për shtatë të miturit që përdhunuan 14 vjeçaren
miturit e përrfshirë në skandalin seksual në qytetin e Kavajës janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit.

Ngjarja që tronditi qytetin e vogël të Kavajës dhe të gjithë opinionin publik nisi si një histori dashurie mes dy shokësh klase, vijoi me një abuzim seksual dhe u mbyll me denoncimin para se të miturën ta prostituonin për të blerë pajisje lojërash në internet.

Gjithçka nisi në ditën kur i dashuri i së miturës mbushte 14 vjeç, moshë që përkon dhe me mbajtjen e përgjegjësisë penale për të miturit. Ai i kërkoi asaj të kryenin marrëdhënie seksuale si dhuratë për ditëlindjen e tij. Komunikimet mes tyre në Instagram, prokuroria i ka në dorë si provë. Kryerja e aktit seksual në fund të tetorit të vitit të kaluar do të çelte kalvarin e abuzimeve të vazhdueshme me vajzën.

Njëri nga shokët që i ruante jashtë ish-bilardos së prindërve i kishte filmuar. Të paktën kështu pretendon i dashuri i vajzës. Dhe nën kërcënimin për publikimin e videos në internet, vajza kaloi “dorë më dorë” tek 7 të mitur të tjerë, e detyruar për të mos turpëruar veten dhe familjen.Në çdo marrëdhënie seksuale e mitura kërkonte fshirjen e videos së turpshme nga celulari, por abuzimet vazhduan. Njëri nga të miturit abuzues, duke thënë se të afërmit e saj kishin armë, e kërcënoi dhe se do t’i vrasë dy motrat, nënën dhe babain nëse nuk do të kryente sërish marrëdhënie me të dhe të tjerët.


Shtuar më 19/02/2019, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori