Jepet masa e sigurisë për të arrestuarit në Kamëz
Gjykata e Tiranës jep vendimin për 9 nga 24 të arrestuarit për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Kamëz. Për Albert Osmanin është dhënë masa e sigurisë “burg pa afat”, për Altin Palushin dhe Dritan Mëhillin është dhënë vendimi “30 ditë burg”, ndërsa për shtatë të arrestuarit e tjerë masa ka qenë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë pritet që trupi gjykues të japë vendimin edhe për 15 të arrestuarit e tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2012, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori