E FUNDIT/ Gjendet i pajetë një person në Vlorë, emri
Jep doreheqjen ne mbledhjen e KPD, anetari i kryesise se PS-se, Petro Koci
Albeu.com
Ka dhene doreheqjen gjate mbledhjes se sotme te Komitetit te Pergjithshem Drejtues anetari i kryesise se Partise Socialiste dhe njeri nga kandidatet e mundshem per kryetar partie, Petro Koci.Doreheqja e Kocit erdhi pas refuzimit te kerkeses se tij per votebesim te kryesise te cilen ai e cilesoi "pa legjitimitet moral". Ai kundershtoi vendimin e KPD-se per mbajtjen e kongresit te partise ne 8 tetor duke theksuar se per cdo kongres duhen te pakten 2 muaj kohe, ne baze te statusit te partise. Ndekaq KPD -ja i mbylli punimet e saj, gjate se ciles u diskutua per zgjedhjet e 3 korrikut.

KPD-ja mbajti te njejtin qendrim lidhur me to ashtu sikurse dhe qendrimi i miratuar nga kryesia e PS. Vec te tjerash ne mbledhjen e sotme u miratua parimi " nje anetar, nje vote" mbi bazen e te cilit do te zgjidhet kryetari i ri i PS-se. "Kjo mbledhje perben nje hap te ri drejt ringritjes se PS-se, nje ure drejt thellimit te gremines se pozites se re shqiptare dhe nje angazhim serioz ne nje proces te atille ku nuk mungon reflektimi. por gjithcka behet ne funksion te se nesermes" u shpreh kryebashkiaku i Tiranes dhe nje nder pretendentet per kryetar te PS, Edi Rama pas perfundimit te mbledhjes se KPD-se.
Shtuar më 18/09/2005, ora 00:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori