Jep doreheqjen kreu i Komunitetit te Kulteve Fetare, Kulla
Albeu.com
Jep doreheqjen kryetari i Komunitetit te Kulteve, Ilir Kulla. Ne nje interviste per TV News24, Kulla shprehet se doreheqja vjen si shkak i akuzave te Myftinise se Elbasanit ndaj personit te tij."Myftiu i Elbasanit ka bere shantazh ndaj meje. Me sulmojne qarqe qe sulmuan edhe Salih Tivarin, ish-kreu i Komunitetit Mysliman.", shprehet Kulla. Sipas ish-kreut te Kulteve Fetare problemet ne Komunitetin Mysliman jane majisur keq.

Ne interviste ai theksoi edhe skandalin me te fundit, nje anetar i Al Kaedes me nenshtetesi shqiptare. Sipas Kulles shtetasit e huaj jane makinacione ne Komunitetin Mysliman shqiptar.

Nderkohe kane qene drejtuesit e Myftinise se Elbasanit ata qe kane sulmuar para dy ditesh kreun e Komitetit te Kulteve Ilir Kulla. Ne nje konference per shtyp, ata jane shprehur se "ne rast se Ilir Kulla nuk do te pergjigjet perpara ligjeve te shtetit shqiptar, ai do te pergjigjet perpara ligjeve te Kur'hanit". Kreret e Myftinise, po ashtu kane kerkuar doreheqjen e Kulles nga posti i Komitetit te Kulteve.

Kjo kerkese e tyre vjen pas nje qendrimi publik qe ka mbajtur Kulla, i cili e cilesoi nenkryetarin e dorehequr te Komunitetit Mysliman, Bledar Myftarin, po aq te implikuar ne korrupsion, sa personat te cilet akuzon. Kryetari i nderit ne Xhamine e Elbasanit, Faik Cota, e ka akuzuar si percares Kullen. "Ceshtjet tona te brendshme i zgjidhim vete",- eshte shprehur ai. Sipas tyre, Kulla duhej te kishte nderhyre per te ndihmuar ne kthimin e pronave te shumta Komunitetit Mysliman. news24
Shtuar më 24/09/2005, ora 01:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori