Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Ende nuk është mësuar se cilat janë arsyet që kanë sjellë dorëheqjen e Kerit.

Ndërkohë, në vendin e tij është emëruar Edlira Liçi.

Dorëheqja e Kerit është përfolur edhe më parë kur në Rinas ndodhi grabitja në të cilin mbeti i vrarë Admir Murati.

Grabitja ndodhi brenda territorit të aeroportit të Rinasit, teksa kryheshin imbarkimet në avion.
Shtuar më 22/04/2020, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori