Jep dorëheqjen drejtori i 7-të brenda 10 muajve në kadastrën e Vlorës, ku është "thembra" e Akilit
Vetëm 1 muaj e gjysmë në detyrë dhe Jurgen Pilkapi ka dhënë dorëheqjen nga drejtoria e Kadastrës në Vlorë.

Ai dhënë dorëheqjen, ashtu si të gjithë paraardhësit e tij që nga shtatori e deri më tani, arsyet e dorëheqjes janë ”personale”.

Por, nuk është e vështirë të kuptohet që regjistrimi i pronave në bregdet dhe në mënyrë të veçantë në pjesë të lakmueshme të këtij bregdeti siç është Jala, dyshohet të jetë thembra e Akilit e kësaj problematike në Vlorë.

Ai është drejtori i 7-të në 10 muaj që dorëhiqet nga Kadastra e Vlorës">Vlorës, për të cilën duket se nuk do të gjendet lehtë një drejtues, që të mos i trembet syri.

Kujtojmë se disa prej drejtuesve të dorëhequr të AKSH Vlorë janë shoqëruar edhe me punonjës të Gardës pikërisht për shkak të kërcënimeve që kanë marrë. Nga ana tjetër, edhe policia dhe Prokuroria e Vlorës">Vlorës kanë nisur disa herë hetime për drejtues dhe zyrtarë të KadastrësVlorës">Vlorës, por deri më tani asgjë konkrete.

Dhe përballë kësaj situate tashmë të njohur, duket se zgjidhja është rotacioni i drejtuesve derisa të mendohet një ristrukturim i plotë i kësaj drejtorie, që ishte edhe premtimi më i fundit i drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame.
Shtuar më 10/07/2020, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori