“96 shqiptarë non grata”, çfarë liste ka në dorë Kujtim Gjuzi dhe kë paralajmëron? (VIDEO)

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, është shprehur se ekziston një dosje me 96 emra që do të shpallen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

Komentet ai i bëri në Abcnews.al, ku ishte i ftuar.

Gjatë intervistës Gjuzi tregon për një dosje që zotëron ku sipas tij mban 96 emra që do konsiderohen jo vetëm “non grata” por edhe përtej kësaj.

“Në dosje ka edhe se kush janë njerëzit që janë fshehur, vjedhur apo grabitur shqiptarët për këto 30 vite demokraci. Këto emra i ka Departamenti i Shtetit. Gjithsej janë 96 emra që më kanë ardhur mua në “e-mailin” tim, kur isha në zyrat e Kryesisë së Kuvendit. Këto emra jo vetëm do konsiderohen “non grata por edhe përtej kësaj”.

-Mund të na thoni disa prej këtyre emrave?

“-E para këto emra unë nuk mund t’i bëj të ditur për arsye të pjesës të drejtimit të partisë konservatore që do të thotë më duhet që të kem jo vetëm emrat që kanë sjell ato por dhe akuzën e drejtpërdrejtë.”

-Po mirë, këto faktet që ju keni në këtë dosje pse nuk i dërgoni … edhe njëherë nuk janë fakte janë emra.

-Vetëm emra?

Janë vetëm emra.

-Mos po na i fshihni faktet?

-“Tani kur të më vijnë faktet unë do t’i dorëzoj atje ku duhet.” /abcnews.al/