Jep dorëheqje Sllavisha Petkoviq
Albeu.com
Ministri për kthim dhe komunitete, Sllavisha Petkoviq, i ka ofruar sot dorëheqjen kryeministrit të Kosovës, Agim Çekut me kërkesën e këtij të fundit.

Kryeminstri Çeku ndërkaq ka thënë se pret që ta emërojë në krye të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete sekretarin e përgjithshëm të kësaj Ministrie, Branisllav Gërbiq.

{nl}

Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Joachim Ruecker ndërkaq e ka mbështetur vendimin për largimin e ministrit Petkoviq për shkak të mosfunskionimit të Ministrisë së Kthimit.
Largimi i tij është i pari i një ministri në qeverinë e Kosovës, e cila është përfolur shumë herë për keqmenaxhim të buxhetit.

Shtuar më 25/11/2006, ora 08:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori