Jensen: Shqipëria të plotësojë 12 kriteret
Ambasadori danez në Shqipëri, Karsten Ankjaer Jensen përfaqësues i Presidencës së Rradhës së Bashkimit Europian deklaroi gjatë ditës se Shqipëria duhet të plotësonte 12 rekomandimet e kërkuara nga BE.


"12 rekomandimet që BE i ka kërkuar Shqipërisë duhen plotësuar. Kjo është dicka që duhet kryer, një kërkesë shumë normale që nuk do të thotë të ngjitesh në Everest. Kjo është dicka që duhet bërë dhe ju mund ta bëni brenda këtij viti nëse ekziston vullneti politik. Nëse ekziston vullneti politik Shqipëria mund të celebrojë 100 vjetorin e pavarësisë me statusin e vendit kandidat. Miratimi së fundi i disa ligjeve me konsensus nga të dy palët dëshmon se situata mund të jetë më shpresëdhënëse. Gjithësesi ende kërkohet angazhim dhe vullnet politik dhe akoma shumë për të bërë nga të dy palët dhe nga qeveria për të përmbushur 12 standardet që BE i ka vendosur Shqipërisë. Eshtë plotësisht e mundur dhe përgjegjësi e të gjitha palëve. Unë jam optimist për të ardhmen e Shqipërisë dhe jam i sigurtë se ka të ardhme. Pavarësisht luhatjeve të politikës, që sigurisht janë evidente, mendoj se njerëzit duhet të kërkojnë më shumë nga liderët e tyre dhe liderët t'i përfaqësojnë denjësisht ata, vetëm nëse bëhen përpjekjet e duhura dhe plotësohen 12 rekomandimet statusi i vendit kandidat do të arrihet" u shpreh Jensen për mediat.

Deklarata e tij u bë gjatë ndjekjes së një konkursi mes të rinjve të shkollave të mesme nga i gjithë qarku i Gjirokastrës. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2012, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori