Jensen: Refuzimi i statusit, kriza politike
Pëlqej
Kriza politike është shkaku i refuzimit nga ana e Bashkimit Europian i statusit kandidat për Shqipërinë. Kështu është shprehur ambasadori danez në Tiranë Karsten Ankjaer Jensen në konferencën e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) për liberalizimin e vizave. Duke iu referuar raportit të KE-së për statusin e vendit kandidat ambasadori Jensen theksoi se ky raport nuk ishte një surprizë për Shqipërinë pasi politikanët ishtin paralajmëruar për këtë vendim të BE-së.

Politika nuk i ka dëgjuar këshillat tona dhe refuzimi është si pasojë e kësaj politike theksoi ambasadori danez duke theksuar se politika shqiptare duhet të ndryshojë qëndrimin e sa"- u shpreh i shqetësuar ambasadori.

Më tej ambasadori danez theksoi se statusi ishte një provim që Shqipëria nuk e mori dhe ishte një “jo” e plotë për Shqipërinë. “Bashkimi Europian është e shqetësuar për elitën politike në Shqipëri theksoi Jensen duke shtuar se politika të ndryshojë qëndrim.
Shtuar më 12/11/2010, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori