5 mënyra për të patur bark të sheshtë pa u stërvitur në palestër

Për shumë persona stërvitja nuk është diçka e thjeshtë. Kilogramët e tepërt është e vështirë të hiqen menjëherë, sidomos në zonën e stomakut. Megjithatë ka disa mënyra që do t’u ndihmojnë më shumë për të mos patur probleme me barkun.

1.Konsumoni çokollatë të zezë
1 ose 2 copa çokollatë e zezë do u ndihmojë të keni stomak më të sheshtë. Përveç kësaj kjo lloj çokollate u jep më shumë energji dhe do të ndiheni më të ngopur.

2.Punoni me qëndrimin tuaj

Qëndrimi i mirë përveçse u bën të dukeni më të dobët, tërheq edhe muskujt e barkut. Provoni ta mbani kurrizin dhe shpatullat drejt dhe mbrapa, ndërsa të dyja këmbët i mbështesni në tokë. Nëse as kjo nuk funksionon vendosni një alarm që t’u rikujtojë çdo 20 minuta të qëndroni drejt.

3.Konsumoni ujë të ngrohtë me limon

Duhet ta ktheni si rutinë që çdo mëngjes të konsumoni një gotë me ujë të ngrohtë dhe limon. Kjo do t’u ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe shfryrjen e stomakut.

4.Mos konsumoni çamçakëz

Kur përtypni çamçakëz ju thithni më shumë ajër seç duhet, duke shkaktuar fryrje të stomakut. Gjithashtu trupi juaj fillon të kërkojë ushqim, edhe pse nuk ka nevojë për të dhe kjo sjell shtim në peshë.

5.Mos konsumoni ushqim kur jeni duke ecur

Sigurohuni që sa herë të konsumoni ushqim të uleni, sepse kjo do u ndihmojë të fokusoheni në ushqimin tuaj. Duhet të mbyllni gojën dhe të mos flisni gjatë kohës që ushqeheni për të mos thithur shumë ajër./albeu.com


Shtuar 30.05.2022 15:26