Guardiola i përgjigjet Klopp-it: Unë më i miri në botë? E falenderoj por jo, nuk jam

Pas fjalëve të Jurgen Klopp, në konferencën për shtyp është paraqitur edhe Pep Guardiola për të folur për ndeshjen e madhë të së dielës mes Manchester City dhe Liverpool.

Kush fiton të dielën dop të fitojë Premier League?

“Nuk mund të them se po. Ato janë 3 pikë të rëndësishme sigurisht, por do të ketë ende 7 ndeshje për të luajtur.”

Lavdërimi i Klopp ku tha se ju jeni trajneri më i mirë në botë?

“Unë nuk ndihem më i miri në botë. E falënderoj, por nuk jam. Do të doja të jem në gjendje të them se jam më i miri, por e përsëris, nuk jam.

A është ky rivalitet më i vështirë?

“Kundër Liverpoolit gjithçka vendoset nga detajet, ne do të kërkojmë dobësitë e tyre dhe do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato. Me Mourinhon ne kemi sfiduar njëri-tjetrin shumë herë, por edhe këtu në 5 vite kemi pasur shumë sfida.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.04.2022 15:46