"Jemi shembullorë, jo katranjosë", studentët pastrojnë rrugën pas protestës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Studentët të cilët ditën e sotme kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit ku kërkuan plotësimin e 4 kërkesave.

Pavarësisht se ata për disa orë hodhën letra dhe vezë drejt ministrisë, në fund të protestës, studentët kanë bërë një gjest për tu marrë shëmbull.

Të gjithë së bashku ata kanë filluar të mbledhin të gjithë mbeturinat e lëna pas nga protesta duke i grumbulluar në vendet e caktuara.

"Ne jemi shembullorë, ata mund të thonë se jemi katranjozë. Nuk ka mundësi 5 mijë studentë të jenë katranjozë. Protestën e bëjmë paqësisht." tha një nga studentët. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori