Jemi një shtet ku ministri dhe zv.ministri i Brendshëm shëtisin në makinë me trafikantë
Duket në kufijtë e së pabesueshmes, por ka ndodhur në Shqipëri. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje deputeten e PS-së, Elona Gjebrea pasi dyshohet se ajo ka qenë në makinë me grupin e Habilajve.

Prokuroria ka dyshime se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur Gjebrea ishte në detyrën e zv.ministres së Brendshme.

Por, Gjebrea nuk është e vetmja që ka qenë në makinën e tyre. Ish-eprori i saj, pikërisht ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri u ka shitur fillimisht makinën e tij Habilajve dhe më pas e ka përdorur atë për të hyrë në Greqi por edhe për të lëvizur në Italia sipas të dhënave që kanë dalë sëfundmi.

Përballë skandaleve që po ndodhin çdo ditë kjo duket një gjë periferike, por jemi në situatën kur dy personat përgjegjës për rendin publik në një shtet si ministri dhe zv.ministri i Brendshëm shëtisin në makinën e një grupi trafikantësh! /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2017, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori