Jemi në diktaturë! Polici bashkiak e goditi me grusht, gruaja shtatzënë kallëzohet penalisht

Diktaturat nuk vijnë duke njoftuar, por shfaqen përmes veprimeve arbitrare të shtetit.

Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale qarkulloi një video ku një punonjës i Policisë BashkiakeTiranës qëlloi me grusht në bark një grua shtatzënë tek zona e Doganës.

Videoja shkaktoi debat të madh në rrjetet sociale, por ndërkohë që pritej marrja e masave ndaj policit ka ndodhur e kundërta.

Policia njofton sot se është proceduar penalisht jo polici, por gruaja që ai qëlloi ne bark me argumentin se ajo kishte kundërshtuar policinë.

Njoftimi i plotë

Tiranë

Kundërshtuan me dhunë shërbimet e Policisë Bashkiake, vihet në pranga një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, të shtetasit M.A., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dhe disa persona të tjerë, më datë 31.07.2019, gjatë vënies së disa kangjellave në trotuarin e rrugës “Dritan Hoxha”, kanë goditur me grushta njërin nga punonjësit e policisë bashkiake dhe i kanë penguar ata për kryerjen e detyrës.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. H., 35 vjeç, banuese në Tiranë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim një publik”.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme .
Shtuar më 01/08/2019, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori